Site icon Telegrafi

Parakalimi i Kosovës në LOD për të Rinj ‘Lozana 2020’

(Foto: noc-kosovo.org)

Ekipi Olimpik i Kosovës ka parakaluar për herë të parë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, “Lozana 2020”, të cilat janë hapur edhe zyrtarisht.

Ceremonia hapëse u mbajt në palestrën Valdoise Arena në Lozanë të Zvicrës, para rreth 8.000 shikuesve. Bartës i flamurit tonë ishte skitari Drin Kokaj, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Një numë prej 79 ekipesh Olimpike defiluan në hapje, ndërsa gjatë ceremonisë u shfaqën artistë të ndryshëm kryesisht zviceranë, të cilët përmes programeve të ndryshme artistike e bënë edhe më madhështore hapjen.

(Foto: noc-kosovo.org)

Të pranishmëve iu drejtuan me nga një fjalë rasti presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe presidentja e “Lozana 2020”, Virginie Faivre, para se të shpallnin të hapura Lojërat bashkë me presidenten e Zvicrës, Simonetta Sommaruga, pas të cilëve u betuan sportistët, gjyqtarët dhe trajnerët.

LOD për të rinj “Lozana 2020” do të vazhdojnë deri më 22 janar 2020. Kosova përfaqësohet me skitarët e skijimit alpin: Drin Kokaj e Era Shala. Era debuton të dielën me garën në sllallom të madh.

(Foto: noc-kosovo.org)

 

(Foto: noc-kosovo.org)
Exit mobile version