Site icon Telegrafi

Kosova pa ‘zot shpie’, krerët e shtetit ikin jashtë vendit (Foto)

Krerët  kryesor të shtetit të Kosovës, kanë udhëtuar jashtë vendit.

Presidenti Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, kryeministri Ramush Haradinaj, tre zëvendësa të tij, janë duke qëndruar në SHBA.

Të gjithë udhëtuan për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington.

Përveç kësaj, ata ishin të pranishëm edhe në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington, për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.

Pos tyre, edhe shefi i Kuvendit, Kadri Veseli po viziton Kroacinë, ku është takuar me zyrtarë të lartë të këtij shteti mik.

Shpërndarja nëpër Evropë e Amerikë ka bërë që vendi të mbetet pa asnjë udhëheqësit kryesorë.

Exit mobile version