Telegrafi

Kosova pa reforma për biznes

Ky institucion i fuqishëm financiar gjeti se Kosova nuk ka bërë asnjë, reformë gjatë vitit 2010 për lehtësimin e kushteve që të fillohet një biznes.

Sipas raportit të Bankës Botërore, “Doing Business 2011”, i cili e radhit shtetin tonë në vendin e 119 në mesin e 183 kombeve të botës. Vjet ishte për një vend më mirë. Arsye për këtë thuhet se është pajisja me numra fiskalë për bizneset.

Në raportin e bankës botërore thuhet se nga dita e aplikimit për regjistrim të biznesit, bashkë me pajisjen me numër fiskal në ATK e deri në fillimin e punës, në Kosovë, nevojiten gjithsej 58 ditë.

Listës së vendeve që kanë bërë më së shumti reforma për të krijuar kushte më të mira për biznes i prinë Singapori. Para Kosovës në listë është edhe Kazakistani dhe të gjitha vendet e Rajonit. /Klan Kosova/Telegrafi/