Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) vendosi t’ia lejoj ndeshjet miqësore ndërkombëtare pa kushte Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, teksa grupmoshës U19 te meshkujt dhe te femrat U18 iu mundësua pjesëmarrja në ‘European Open’. Femrat në ‘European Open 2014’, teksa meshkujve për garën e vitit të radhës.
Gjithsesi, një vendim i tillë i EHF-së e zuri në ‘befasi’ Federatën e Hendbollit të Kosovës, e cila vetëm muaj më parë kishte liruar përzgjedhësit nga detyra. Bordi i FHK-së vendosi në shtator t’i liroj të gjithë përzgjedhësit, teksa riemërimi i tyre në atë kohë ishte menduar të bëhej në një afat sa më të shkurtër. Mirëpo, ende nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë, dhe për momentin Kosova nuk ka përzgjedhës të përfaqësueses së hendbollit. /Tribuna/Telegrafi/