Telegrafi

Kosova, pa nisur “Rio2016” është para gjysmës së shteteve të botës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), të martën, ka prezantuar tetë sportistët që do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, shkruan sot Koha Ditore.

Prezantimi i tyre është bërë një ditë pasi është mbyllur regjistrimi i sportistëve nga e gjithë bota. Tashmë dihen me emra e mbiemra se kush kë do ta përfaqësojë në gjithë botën dhe në këtë fazë, Kosova, që do të debutojë si shtet në Olimpiadë, ka lënë prapa më shumë se gjysmën e shteteve të botës.

Kosova udhëton në Rio me dy sportiste që kanë fituar normë, gjë që nuk kanë arritur ta bëjnë mbi 100 vende të botës.