Telegrafi

Kosova pa medalje në “Gyor”, humb edhe Shpat Zeka (Video)

Kosova nuk ka mundur të rrëmbejë ndonjë medalje në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj.

Edhe shpresa e fundit që ishte Shpat Zeka, i cili ishte afër që të kualifikohej në luftën për medaljen e bronztë ka pësuar humbje të papritur.

Xhudisti ynë pësoi humbje prej rumunit Eduard Serban, i cili triumfoi në saje të Ipponit në kategorinë deri në 90 kilogram.

Kujtojmë se kampionati është zhvilluar në Gyor të Hungarisë. /Telegrafi/