Kosova nuk ka mundur të rrëmbejë ndonjë medalje në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj.
Edhe shpresa e fundit që ishte Shpat Zeka, i cili ishte afër që të kualifikohej në luftën për medaljen e bronztë ka pësuar humbje të papritur.
Xhudisti ynë pësoi humbje prej rumunit Eduard Serban, i cili triumfoi në saje të Ipponit në kategorinë deri në 90 kilogram.
Kujtojmë se kampionati është zhvilluar në Gyor të Hungarisë. /Telegrafi/