Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve.
Pas tri ndeshjeve të para, Kosova e sheh vetën në krye të Grupit 3 në Ligën D me shtatë pikë të grumbulluara.
Ndeshjen e katërt e zhvillojmë në udhëtim tek Ishujt Faroe me qëllimin për të vazhduar me fitore.
Trajneri Bernard Challandes do të ketë mungesa në këtë takim, pasi golashënuesi i dyfishtë ndaj Maltës, Benjamin Kololli ka pësuar një lëndim.
Kololli nuk do të paraqitet fare ndaj Ishujve Faroe, ndërsa mungesë e madhe do të jetë edhe Hekuran Kryeziu që mungon për shkak të kartonëve.
Në portë do të jetë i përhershmi, Samir Ujkani ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes Mërgim Vojvoda.
Amir Rrahmani do të luaj si mbrojtës qendre së bashku me Andin Dallkun, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes s’postohet Fidan Aliti.
Herolind Shala do të vazhdojë të jetë titullar ndërsa partneri i tij në prishjen e aksioneve të kundërshtarëve pritet të jetë Idriz Voca.
Tre futbollistët mbrapa sulmuesit nuk pritet të ndryshohen nga ndeshja e fundit.
Edon Zhegrova në të djathtë, Arbër Zeneli në të majtë ndërsa Valon Berisha në pozitën 10.
Sulmi pritet t’i besohet përsëri Vedat Muriqit i cili shënoi një gol të bukur ndaj Maltës.
Ishujt Faroe – Kosova pritet të fillojë nga ora 18:00. /Telegrafi/