Telegrafi

Kosova organizatore e FIBA U20 kampionatit evropian për femra

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian U20, Divizioni B në konkurrencën e femrave.

Kampionati do të mbahet prej 3 deri më 11 gusht të vitit 2019 në Prishtinë.

Këtë vendim e ka marr Bordi i FIBA Evropës sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur në Munich.

Shtetet pjesëmarrëse në këtë Kampionat do të jenë: Kosova, Islanda, Kroacia, Izareli, Ukraina, Irlanda, Britania e Madhe, Danimarka, Turqia, Rumania, Finlanda, Greqia dhe Bullgaria.

Për FBK-në, por edhe për vet Kosovën dhe sportin kosovar në përgjithësi, dhe në veçanti sportin femëror, kjo është një e arritur e madhe.

Federata e Basketbollit të Kosovës këtë vit ishte organizatore e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, në të cilin Përfaqësuesja jonë triumfoi në mesin e nëntë shteteve duke u shpallur kampione dhe duke avancuar një Divizion më lartë, pra në atë B që nga viti 2019.

Gjatë FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C që është organizuar në Prishtinë në vizitë ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, i cili ishte shumë i kënaqur me organizimin e eventit, derisa në kryeqytet për dhjetë ditë të Kampionatit ka qëndruar Radmila Turner, përgjegjëse e Federatave Nacionale në FIBA Evropë, e cila e ka mbikëqyr Kampionatin dhe krejt në fund ka dorëzuar raport pozitiv për Federatën e Basketbollit të Kosovës. /Telegrafi/