Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.
Ai ka konfirmuar se ambasadorja Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë ngjarje, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.
“Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Telegrafi.
Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak se ai kishte mbështetur zëshëm ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.
Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken.