Telegrafi

Kosova nuk ndalet, shënohet goli i dytë nga Vedat Muriqi

Kosova e ka shtuar epërsinë ndaj Malit të Zi me sulmuesin Vedat Muriqi (2-0).

Zhvillohej minuta e 35-të e ndeshjes, kur një kundërsulm i shpejtë i ekipit tonë e vuri në vështirësi mbrojtjen malazez, ku Florent Hadërgjonaj pason bukur te Vedat Muriqi që shënon pas dy tentimeve.

Një gol shumë i bukur i Kosovës që po ec sigurt drejt fitores së radhës. Goli i dytë vjen pas tri rasteve të mira me Milot Rashicën, Vedat Muriqin dhe Florent Hadërgjonajn.

Golin e parë e shënoi Amir Rrahmani me kokë në fillim të ndeshjes.

Ndeshje e mirë e djemve tanë. /Telegrafi/