Telegrafi

Kosova nuk merr rezultat pozitiv në ndeshjen e hendbollit ndaj BeH

(Foto: Facebook/FHK)

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje (25-18) edhe në ndeshjen e dytë përballë Bosnjë e Hercegovinës, kësaj radhe në udhëtim

Lufta e madhe në mbrojtje nuk mjaftoi për të marrë rezultat pozitiv në takimin e zhvilluar në palestrën Mejdan në Tuzlla.

Dardanëve u kushtuan gabimet e shumta në sulm, përkatësisht humbja e shumë gjuajtjeve nga pozita të mira.

Lexo po ashtu Mikpritja e tifozëve boshnjakë: Mirë se vini lojtarë të Kosovës së Pavarur

Po ashtu, nuk mjaftuan as 15 pritjet fantastikë të Haris Berishës.

(Foto: Facebook/FHK)

Bosnja triumfoi të mërkurën edhe në Prishtinë me rezultat 25-22, ndërsa Dardanët ishin angazhuar që të bëjnë reagimin e duhur në sfidën kthyese, por nuk ia dolën.

Tutje në eliminatoret për ‘Euro 2024’, Kosova do të luajë edhe dy ndeshje, në shtëpi me Malin e Zi dhe në udhëtim me Slloveninë. /Telegrafi/