Përfaqësuesen e Kosovës në futboll e ndajnë më pak se dy muaj deri te ndeshja e parë kualifikuese, ajo kundër Finlandës në Helsinki (5 shtator).
Ndërsa opinioni po pret një vendim të yjve kosovarë që luajnë me Zvicrën e Shqipërinë nëse do të veshin fanellën e Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk i ka të sigurt as lojtarët me të cilët u paraqit në ndeshet e fundit, shkruan sot Koha Ditore.
Shumica e reprezentuesve të Kosovës në të kaluarën kanë luajtur për grupmosha të reja apo edhe për ekipet “A” të shteteve të ndryshme, dhe për këtë FFK-së i duhet një sqarim nga FIFA, kurse vetë lojtarëve leje e federatave përkatëse.