Kosova nuk ka krematoriume, vende ku do të bëhej djegia e trupit të pajetë, në rast se një gjë të tillë e lënë porosi vet personi para se të vdes.
Ndërkohë kërkesa për një përfundim të tillë ka.
Katolikët thonë se shndërrimi i kufomave në hi lejohet, por kjo ndalohet rreptësisht nga myslimanët, njofton Klan Kosova.
Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore thonë se ka pasur kërkesa të tilla për krematorium nga familjarët por edhe të personave që, për shkak të sëmundjes se rëndë e kanë ditur se do të vdesin.
E dikush thotë se me këtë proces do të ruhej edhe toka…
https://www.youtube.com/watch?v=LN0f7fDJ-5c