Site icon Telegrafi

Kosova nuk ka frikë nga “mini UEFA” që po e krijon Serbia

Takimin me kryetarët dhe sekretarët e përgjithshëm, që do të mbahet në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm, e ka organizuar presidenti i Federatës serbe të futbollit, Tomisllav Karaxhiq. Në këtë takim do të mungojë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), mirëpo mund të jetë një prej pikave të rendit të ditës për diskutim.

Zyrtarë të FFK-së thonë se Serbia mund ta shfrytëzojë këtë takim për lobim kundër Kosovës, për pranimin e së cilës pritet të votohet në pranverën e vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Karaxhiq ka thënë se në rast se do të ketë mbështetjen edhe të Sllovenisë, Hungarisë, Izraelit e Lituanisë, atëherë do të krijohej një bllok i fuqishëm dhe me ndikim në vendimet e ardhshme në UEFA dhe FIFA. Madje, ai këtë bllok e ka quajtur "një UEFA të vogël brenda UEFA-s". Një bllok për qejfin e Karaxhiqit, do të mund të dëmtonte edhe procesin e Kosovës për anëtarësim në UEFA.
 

Exit mobile version