Kosova ka pësuar humbje nga Norvegjia me rezultat të ngushtë 92-95 (27:15, 19:16, 18:25, 17:25, 11:14).
Dardanët e nisën ndeshjen për mrekulli ndeshjen, duke pasur epërsi konstante, dhe në çerekun e parë ishin në epërsi të dyfishtë, 22:11, e më pas e thelluan në 27:15, sa përfundoi kjo pjesë.
Basketbollistët e Kosovës e thelluan epërsinë në 30:15, dhe gjatë gjithë periodës së dytë e menaxhuan lojën dhe epërsinë, ku më e larta ishte 46:29, ndërsa pjesa e parë përfundoi 46-31.
Por, në periudhën e tretë mysafirët ishin më të mirë, duke ngushtuar shifrat në vetëm pesë pikë, 56:51, megjithatë, tetë pikë radhazi nga vendasit bën që të shkëputen në 64:51, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 64:56.
Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, ku norvegjezët rikthehen, duke ngushtuar shifrat dhe zhvillohet lojë dramatike deri në fund, ku koha e rregullt përfundoi 81:81. Lojë interesante u zhvillua edhe në pesë minutat shtesë, që përfundoi 92-95.
Kosova ka një fitore dhe dy humbje, kurse Norvegjia dy fitore e një humbje në rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.