Site icon Telegrafi

“Kosova nuk është Serbi” – Aktivistë çekë protestojnë para ambasadës serbe në Pragë

Aktivistë çekë gjatë ditës së hënë kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë në Pragë.

Protesta simbolike kishte për qëllim ta mbështesë Kosovën sa u përket tensioneve midis dy vendeve të Ballkanit.

Lajmin e ka bërë të ditur ishte ish-ministrja Meliza Haradinaj – Stublla, e cila ka shpërndarë një fotografi në Facebook.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Amabsadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu” thuhet në tjetrën.

Ajo ka shpërndarë fotografinë e Jakub Janda.

Exit mobile version