Site icon Telegrafi

Kosova nuk e merr kodin 383 para gjysmës së marsit

Austria ka aplikuar në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU) për kodin telefonik të Kosovës, duke u bazuar në një marrëveshje të mbërritur gjatë verës nga Prishtina e Beogradi zyrtar, shkruan sot Koha Ditore.

Vonesa në aplikim do ta shtyjë edhe datën kur do të ndahet prefiksi thirrës.

Konfirmimi për dorëzimin e aplikacionit është përcjellë tek autoritetet qeveritare nga Bashkimi Evropian, që lehtëson dialogun Kosovë – Serbi, dhe nga Ambasada e Austrisë në Prishtinë. Këtë e ka deklaruar të martën ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila edhe e ka falënderuar shtetin austriak për angazhimin në drejtim të pajisjes së Kosovës me kodin e vet thirrës ndërkombëtar.

Tahiri ka theksuar se kodi 383 që do të ndahet nga ITU-ja, do t’i mundësojë Kosovës njohje dhe sovranitet ndërkombëtar në fushën e telekomunikacionit. /Telegrafi/

Exit mobile version