Murati 27-vjeçar flet pak fjalë shqip, ndërsa thotë se është boshnjak nga Kosova. Por ai në Kosovë nuk ka qenë qëkur u largua nga qyteti i lindjes, në vitet nëntëdhjeta.
Po ashtu nuk jep shpresë se do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës në basketboll, ndonëse emri i tij është në listën e lojtarëve që përzgjedhësi i Kosovës, Arben Krasniqi, do t’i kontaktojë dhe do t’i pyesë se a janë të gatshëm të luajnë për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.
Murati (194 cm) një kohë është njohur si basketbollist nga Serbia, pasi për disa vjet ka jetuar në këtë vend dhe ka pasur pasaportë të këtij vendi.