Republika e Kosovës njeh zyrtarisht kreun e opozitës, Juan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.
Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Twitter.
#Kosovo officially recognizes Juan Guaidó as the Interim President of Venezuela. On behalf of the people & gov of #Kosovo to @JGuaido & the people of Venezuela: we wish you all the best in your path to restore democracy and we stand with you until #Libertad is restored.
— Behgjet Pacolli ?? (@pacollibehgjet) January 23, 2019
”Kosova zyrtarisht njeh Juan Guaidó si presidenti të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, zotëri Guaidos dhe popullit të Venezuelës i urojmë dhe dëshirojmë gjithë të mirat në rrugën tuaj për të rivendosur demokracinë dhe ne qëndrojmë me ju derisa të kthehet liria”, ka shkruar Pacolli, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, kryetari i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido, është vetëshpallur president i vendit.
Kryetari i Parlamentit, që kontrollohet nga opozita, u vetëshpall president në detyrë para mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas.
“Betohem të marr formalisht kompetencat e ekzekutivit kombëtar si president në detyrë të Venezuelës për të krijuar një qeveri të tranzicionit dhe për të realizuar zgjedhje të lira”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar menjëherë duke njohur presidentin e Parlamentit si të përkohshëm. /Telegrafi/