Telegrafi

Kosova njeh Këshillin Kombëtar të Libisë

“Pas një udhëtimi të gjatë dhe përpjekjeve të shumta të popullit të Libisë, njohja e qeverisë tuaj, si organi i vetëm përfaqësues legjitim i popullit të Libisë, buron nga besimi dhe mirëkuptimi jonë se kjo Qeveri mund të udhëheq procesin për të ndërtuar një Libi të bashkuar, të lirë dhe demokratike, e bazuar në sundim të ligjit, në përputhje me standarde të larta të drejtave dhe lirive të njeriut”, thuhet në letrën e dërguar nga ministri Hoxhaj.

“Unë jam i bindur se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Libisë do të thellohen në vitet që vijnë. Me këtë rast, shpreh propozimin e Qeverisë sime, që dy shtetet të vendosin marrëdhëniet diplomatike”. /Telegrafi/