Përfaqësuesja e Kosovës ka marr një barazim të çmuar në udhëtim te Italia me rezultat 26-26 në ndeshjen hapëse të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.
Kosova ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme në hapje të eliminatoreve për Botëror.
Pas një luftë shembullore deri në sekondën e fundit, ekipi përfaqësues i Kosovës ka barazuar me Italinë nikoqire, në Benevento.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të barabartë 11-11, ndërsa fundi i ndeshjes shënonte rezultatin 26-26.
Drilon Tahirukaj ka shënuar golin e barazimit në sekondën e fundit, ndërsa të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin për pikën e parë në kualifikime të Botërorit.
Pas këtij barazimi, hendbollistët e Kosovës festuan shumë, duke treguar se e ndjejnë fanellën e vendit të tyre. /Telegrafi/