Site icon Telegrafi

Kosova nis epokën me trajnerin amerikan

Përfaqësuesja seniore e Kosovës në basketboll, të dielën më 2 korrik do të nis përgatitjet për parakualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.

Njoftimin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës ndërsa reprezentacioni i Kosovës do të ndeshet me Maqedoninë dhe Estoninë në kuadër të Grupit C kualifikues, ndeshje këto të cilat do të zhvillohen prej 2 deri më 19 gusht 2017.

Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 09:00, përzgjedhësi Brad Greenberg do të mbaj takim me gjithë ekipin, duke përfshirë basketbollistët, ndihmëstrajnerët dhe ekipin mjekësor.

Aty do të paraqitet plani dhe programi i Përfaqësueses A, ndërsa stërvitjen e parë do ta mbajë me fillim nga ora 10:00 deri në 12:00.

Exit mobile version