Site icon Telegrafi

Kosova ngre në këmbë botën e futbollit – pritet pranimi në FIFA

Përkundër krizës e cila po vazhdon në FIFA e nxitur nga rastet e korrupsionit, anëtarësimi i federatave mbetet një qëllim i ndjekur me pasion, shkruan Associated Press.

Kjo prestigjioze shkruan për mundësinë e pranimit të Kosovës dhe Gjibraltarit në FIFA në Kongresin e FIFA-s me 12 dhe 13 maj që do të mbahet në Meksikë.

Të premten, 209 Federatat e Futbollit, të cilat ka FIFA duhet që të shtojnë në gjirin e tyre edhe dy anëtare të reja në Meksiko City. Kosova dhe Gjibraltari mund të presin që t’i bashkohen familjes së madhe të futbollit, dhe pastaj me procedurë të shpejt të hyjnë fazën kualifikuese të grupeve për Kampionatin Botërorë Rusia 2018 e cila fillon në shtator, transmeton zeri.info.

Rasti i Kosovës është më kompleks, pasi që ngritë pyetjen se kush do të jetë në gjendje që të luaj për etninë e madhe shqiptare nëpër Evropë.

“Ka shumë futbollist në Evropë që Kosova mund të thërras, dhe shumë prej tyre kanë shprehur tashmë dëshirën për të zgjedhur ngjyrat e Kosovës”, ka thënë Fazli Berisha në përgjigjen e tij për Associated Press.

Poashtu mundësia është e madhe që ketë një valë të madhe të kërkesave për transfereve në FIFA nga futbollistët të cilët luajnë për Shqipërinë, Zvicrën, apo edhe shtetet tjera.

Çështja se a mund apo jo të luajnë futbollistët me origjinë kosovare për Kosovën është ngritur mirëpo nuk është zgjidhur, kur Kosova u bë anëtare e UEFA-s javën e kaluar. Ajo fitore për Kosovën pastroi rrugën për votimin në FIFA.

Ishte përfaqësuesi i Zvicrës ai i cili kërkoi që të shtyhet cështja e Kosovës në UEFA javën e kaluar. Përfaqësuesja e Zvicrës, muajin e ardhshëm në Evropian pritet që të ketë shumë futbollist që Kosova mund t’i ftoj më pas, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, 24 respektivisht 23 vjeç.

Sekretari Gjeneral i Federatës së Zvicrës Alex Miescher ka thënë se do të ishte e padrejtë që futbollistëve tu imponohej të zgjidhnin në këtë moment. “Çfarëdo që ata do të vendosin nuk do të jetë për një komb, mirëpo kundër një kombi”, ka thënë Miescher në Kongresin e UEFA-s. “Kjo do të krijoj shumë, shumë probleme”, ka shtuar ai.

FIFA ka refuzuar që të komentoj detajet para Kongresit në Meksiko City, mirëpo ka shtuar se Komiteti për Statutin e Futbollistëve do të vendos nëse futbollistët mund të ndryshojnë kombëtaret. Teknikisht futbollistët të cilët mund të luajnë për më shumë se një përfaqësuese u lejohet që të ndryshojnë njëherë vendin.

Tani FIFA duhet që të shikoj se çfarë të bëjë me futbollistët reprezentues të shteteve të tjera të cilët më herët nuk e kanë pasur si opsion të luajnë për Kosovën.

“Ne e kemi pyetur FIFA-n për këtë pyetje në mënyrë direkte dhe do të donim që të merrnim një përgjigje të qartë”, ka thënë Alasdair Bell javën e kaluar, transmeton zeri.info.

Nëse Kosova pranohet në FIFA duket se të gjitha palët pajtohen që një vendim i tillë për këtë çështje duhet të pres deri në përfundim të Kampionatit Evropian në Francë. Ndërkohë ndeshja Shqipëri – Zvicër me 11 qershor në Lens, ka një gjë shumë të veçantë. “Unë do të jem atje që të jem zviceran, sikur të gjithë bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Valon Behrami, 31 vjeçari, i lindur në Kosovë e që luan për Zvicrën. “Ne do të shikojmë çfarë do të bëjmë pas Euro 2016. Kjo është zgjedhje krejt personale ku ju nuk duhet të interferoni”, ka thënë Behrami.

Serbia refuzon që të njoh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, e cila është pranuar më shumë se 100 shtete anëtare të OKB-s, dhe ka kërcënuar për të dërguar pranimin e Kosovës në UEFA në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Kjo do të thotë se FIFA dhe UEFA do të duhet që të ndajnë Kosovën dhe Serbinë nëpër fazën e grupeve të kombëtareve dhe skuadrave për disa vite me radhë.

Poashtu edhe Gjibraltari dhe Spanja janë mbajtur larg njëra tjetrës që kur territori britanik i është bashkuar UEFA-s në vitin 2013.

Në më pak se katër muaj para nisjes së fazës kualifikuese për Botërorin Rusia 2018, FIFA dhe UEFA duhet të reagojnë shpejt nëse dy anëtaret e reja pranohen të premten. Ka dy vende bosh në dy prej pesë grupeve kualifikuese ku Kosova përsëri përbën një problem tjetër.

Kur në vitin 2014 FIFA lejoi Kosovën të luaj ndeshje ndërkombëtare i pati ndaluar të luaj me shtetet e ish Jugosllavisë. E në dy grupet e mbetura kualifikuese për botërorin e Rusisë, në një grup është Bosnja e në tjetrin Kroacia.

Se çfarë do të ndodhë saktësisht megjithatë duhet të presim deri të premten e të shohim nëse FIFA do të pranoj Kosovën dhe Gjibraltarin.

Nëse pranimi do të ndodhë atëherë zhvillime interesante pritet të ndodhin.

Exit mobile version