Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Akademinë Diplomatike Anwar Gargash në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kështu ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti.
Sipas statusit së tij thuhet se: “memorandumi u nënshkrua në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, nga Dr. Xhabir Hamiti, Ambasador i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nga Shkëlqesia e Tij Dr. Mohammed Al Dhaheri Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Anëar Gargash në Emiratet e Bashkuara Arabe”. /Telegrafi/