Djelmoshat e Kosovës zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme, por nuk arritën të fitonin. Dyshja Maliqi/Bajrami pësoi humbje me rezultatin 0:2 (14:21, 11:21) kundër Turqisë.
Edhe pse nuk arritën të marrin titullin, përkushtimi dhe performanca e tyre janë vlerësuar.
Ekipi i Kosovës arriti të kualifikohet në finale të Kampionatit Ballkanik U22 në beach volley, një arritje e rëndësishme për sportin dhe përfaqësimin e vendit tonë.
Të përfshihesh në një garë kaq të nivelit të lartë dhe të konkurosh me dyshet e tjera të talentuara është një sukses në vetvete.
Urojmë të gjithë pjesëmarrësit e përfaqësueses së Kosovës në beach volley për përpjekjen dhe ndeshjet e tyre të mrekullueshme. Ju jeni burim frymëzimi dhe krenaria e vendit tonë.