Site icon Telegrafi

Kosova në vazon e gjashtë, pritet short i pamëshirshëm

Pas Përfaqësueses A, U-19 dhe U-17, dhe asaj të femrave, i vjen radha edhe Përfaqësueses U-21 të debutojë në shortin kualifikues për këtë grupmoshë.

Të përzgjedhurit e trajnerit Rafet Prekazi, të enjten në mëngjes do të mësojnë shortin për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019, që mbahet në Itali.

Kosova ndodhet në vazon e gjashtë ose F, në të cilën ndodhen edhe Malta, Luksemburgu, Irlanda Veriore, Ishujt Faroe, San Marino, Andorra, Lihtenshtajni dhe Gjibraltari, shkruan “GazetaOlle.com”.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e katërt, dhe njëherazi mund të kemi një tjetër përballje Kosovë – Shqipëri në grup.

Kosova edhe në këtë short, sipas rregullave të UEFA-s, nuk mund të takohet me Serbinë, që ndodhet në vazon e parë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Në vazon e parë dhe njëherazi kundërshtarë të mundshëm të Kosovës janë: Gjermania, Portugalia, Anglia, Spanja, Danimarka, Franca, Suedia dhe Republika e Çekisë.

Exit mobile version