Site icon Telegrafi

Kosova në vazon e dytë në Ligën C të Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm

Përfaqësuesja e Kosovës do të mësojë në muajin shkurt kundërshtarët me të cilët do të ballafaqohet në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.

Shorti do të tërhiqet në Paris më 8 shkurt, ndërsa Kosova është në vazon e dytë së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe.

Në vazon e parë janë Rumania, Suedia, Armenia dhe Luksemburgu, ndërsa në vazon e tretë janë Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qiproja, ndërkohë në vazon e katërt janë Bjellorusia, Lituania/Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.

Vazot e Ligës C

Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu.

Vazo 2: Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe.

Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro.

Vazo 4: Bjellorusi, Lituani/Gjibraltar, Estoni, Letoni.

Edicioni 2024/2025 i Ligës së Kombeve do të nisë në shtator të vitit të ardhshëm dhe ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në tetor dhe nëntor.

Liga e Kombeve do të jetë përcaktuese për katër kombëtaret e fundit që do të kualifikohen në Kupën e Botës, e që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Vlen të theksohet gjithashtu se për herë të parë në një turne të Kampionatit Botëror do të marrin pjesë 48 kombëtare, pasi më parë ishin 32.

Kosova momentalisht ende nuk ka emëruar një trajner të ri që prej largimit të Primozh Glihas pas përfundimit të ndeshjeve të ciklit kualifikues për Euro 2024./Telegrafi/

Exit mobile version