Telegrafi

Kosova në UEFA, Shpend Ahmeti reagon ashpër kundër Serbisë

Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se Serbia do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për pranimin e Kosovës në UEFA.

Ahmeti ka thënë se nëse kjo ndodhë atëherë normalizimi i marrëdhënieve do të ishte në rrezik.

“Serbia paska paralajmëruar padi në Gjykatën e Arbitrazhes Sportive për vendimin e UEFAs për Kosoven. Kaq për dialogun, fusnoten, mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Ahmeti.

Vlen të theksohet se Kosova dhe Serbia në Bruksel kanë lidhur marrëveshje që mos të pengojnë njëra tjetrën në rrugën drejt zhvillimit. /Telegrafi/