Në mesin e shumë medieve të njohura botërore, edhe BBC ka shkruar për pranimin e Kosovës në UEFA.
BBC ka shkruar se pranimi i Kosovës në UEFA ka ardhur tetë vite pas shpalljes së pavarësisë.
Ky medium njofton se tani Kosova do të aplikojë edhe në FIFA, dhe pritet të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin e vitit 2022.
Ndër të tjera, në artikullin e BBC kushtuar pranimit të Kosovës në UEFA, përmendet edhe Adnan Januzaj si dhe futbollistët kosovarë të cilat luajnë në kombëtaret tjera, por që mund të luajnë për vendlindjen e tyre.