Kosova do të jetë pjesë e turneut ndërkombëtare që mbahet nesër në Podgoricë të Malit të Zi. Federata e Boksit e Kosovës (FBK), përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e përfaqësues sonë në turneun e Podgoricës.
“Me ftesën e Federatës së Malit të Zi, Kosova do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar për kadet dhe pioner që mbahet nesër në Podgoricë të Malit të Zi”, është thënë në njoftimin e FBOXK-së.
Sipas këtij njoftimi, vendin tonë në turneun e Podgoricës do ta përfaqësojnë Kastriot Rrudhani 36 kg, Flamur Sejfijaj 38 kg dhe Islam Sejfijaj 40 kg.
Trajner i përfaqësues sonë do të jetë Avni Sejfijaj, kurse në këtë turne drejtësinë do ta ndajë Latif Demolli, gjyqtar ndërkombëtar. /KP/Telegrafi/