Duhet cekur se ky turne është në kalendarin e garave zyrtare EABA dhe EUBC, ku këtë vit janë paraqitur shumë shtete evropiane dhe të rajonit për pjesëmarrje.
Për shkak të numrit të madh të boksierëve të paraqitur, Kosova do të marr pjesë me dy boksierë. Ata janë Gazmend Gashi 64kg dhe Armend Xhoxhaj 91 kg, trajner do të jetë Afrim Majanci, ndërsa i ftuar të ndajë drejtësinë dhe i caktuar si kryegjyqtar është Latif Demolli, gjyqtar i licencuar ndërkombëtar nga AIBA.
Ky turne do të zgjatë tri ditë me meçe çerek-finale, gjysmë-finale, finale dhe do të jetë i mirëseardhur për boksierët kosovarë para Kampionatit Evropian që do të mbahet në muajin maj në Minski të Bjellorusisë. /Telegrafi/