Site icon Telegrafi

Kosova në turneun “Ahmet Comert”

Ky turne është njëri ndër turnet më të mëdha në Evropë dhe do të jetë testues për formën e boksierëve kosovarë para kampionatit botëror që mbahet në tetor, në Kazakistan.

Boksi kosovar në Stamboll do të përfaqësohet me katër boksierë: Liridon Zeqiri (60 kg), Burim Hasani (64 kg), Arian Gashi (69 kg) dhe Armend Xhoxhaj (81 kg), ndërkohë që drejtësinë do ta ndaj edhe gjyqtari, Latif Demolli. Ekspeditës kosovare do ti prijë presidenti i federatës, Ramadan Selimi, si dhe selektori, Xhevdet peci. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version