Telegrafi

Kosova në serinë e dokumentarëve të Ashley Colburnit

Dokumentarët e saj televizivë janë të njohur nëpër botë. Është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e tash ka ardhur mes shqiptarëve që botës t’ia tregojë bukuritë dhe kapacitetet e Kosovës.

Ashley Colburn është producente e njohur në SHBA. E specializuar për udhëpërshkrime ku tregohet historia, kultura dhe resurset e një vendi, me dokumentarët e saj ka fituar disa çmime prestigjioze.

Në serinë e fundit të udhëpërshkrimeve prej 13 serive – “Përmes syve te saj”, ku në çdo vend që viziton ajo gjen një vajzë përmes syve të së cilës ndërton dokumentarin për vendin e caktuar – pjesë do të jenë vetëm Franca dhe Kosova. /Klan Kosova/