Telegrafi

Kosova në seancën e radhës të Bankës Botërore

Ai, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi se procesi i anëtarësimit të Kosovës në BB rrjedhë gjatë meqë doemos duhet të respektohen procedurat.

"Procesi për anëtarësim në BB zgjatë prej gjashtë deri nëntë muaj, mirëpo, si shtet me perspektivë, Kosova do të marrë pjesë në takimin e radhës", tha Kacu.

Seanca vjetore e BB-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) është caktuar për 13 tetor në Uashington.

Kosova zyrtarisht parashtroi kërkesë për anëtarësim në FMN dhe BB në konferencën donatore në Bruksel.