Telegrafi

Kosova, në samitin e investimeve në Emiratet Arabe

Vendi përfaqësohet nga ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj, që e vlerësoi si tepër të rëndësishme praninë e Kosovës në samit.

Diskutimet janë përqendruar tek infrastruktura rrugore, hekurudhore, ndotja e ambientit, energjia, minierat, ndërsa po marrin pjesë përsonalitete të ndryshme nga e gjithë bota.

Fatmir Limaj, tha se përfaqësimi i Kosoves krijon mundësi komunikimi dhe bashkëpunimi me përfaqësues nga të gjitha kontinentet.