Banka Botërore ka publikuar raportin “Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje” për Evropë dhe Azi Qendrore.
7 Ditë me Panxhën ka përgatitur një storie të veçantë kushtuar gjetjeve të këtij raporti.
Sipas raportit, procesi i rimëkëmbjes në Kosovë u ndal nga forcat globale inflacioniste. Në vitin 2022, rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto parashikohet të bjerë në 3.1 për qind për shkak të rënies së investimeve dhe shpenzimeve private, deri sa ishin eksportet ato që e mbajtën ekonominë relativisht në rritje.
Rritja e kostove të importit të energjisë pritet të mbetet një sfidë e madhe për vitin për këtë vit dhe fillimin e vitit të ardhshëm.
Shpenzimet kapitale mbetën jashtëzakonisht të ulëta me një normë ekzekutimi prej 17 për qind deri në fund të gushtit dhe pothuajse 30 për qind më e ulët se një vit më parë.
Po ashtu, lufta në Ukrainë, vlerëson raporti, ka bërë që masat për të reduktuar efektet e inflacionit në rritje dhe pakot e ndihmës sociale të kenë ndikimin minimal.