Kosova vazhdon rënien e saj të lirë në renditjen e FIFA-s.
Tashmë përfaqësuesja jonë renditet në pozitën e 180, tri pozita më poshtë se sa që ishte në renditjen e fundit.
Kosova gjendet pas shteteve si Dominica, Sao Tome e Principe dhe St Lucia.
Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaku, gjendet para disa ishujve të vogël që nuk kanë traditë në këtë sport.
Sa i përket Shqipërisë, aktualisht gjendet në pozitën e 63-të, ashtu siç ishte edhe muajin e kaluar.
Brazili tashëm është e para e ndjekur nga Gjermania. /Telegrafi/