Shoqata e Afaristeve të Kosovës, ka organizëm një vizitë të bizneseve nga Kosova për Panairin Ushqimor “Worldfood” që mbahet në Stamboll. Ne ketë Panair ndërkombëtar do të marrin pjesë rreth 50 kopani ushqimor nga Kosova. Në mesin e kompanive të cilat do të marrin pjesë janë Elkos, Intereminex, Viva, Abi Center si dhe kompani të tjera.
Në Panairin “Worldfood”, do të ekspozohen edhe disa prodhime nga Kosova.
Panairi do të hapet sot dhe do të mbyllet të dielën më 7 shtator.
Shoqata e Afaristeve të Kosovës, pa ndërprerë organizon delegacione nga bizneset kosovare në shumë Panaire ndërkombëtar. Brenda këtij viti me organizimin e kësaj shoqate rreth 500 biznese nga Kosova kanë marr pjesë në shumë Panaire në Turqi. /Telegrafi/