Përzgjedhësi i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy e ka festuar ditëlindjen e tij të 58-të.
Edhe Federata e Futbollit të Çekisë ia ka uruar ku në mes tjerash ka shkruar që dhurata më e mirë që mund të marrë është fitorja ndaj Kosovës pas më pak se dy javësh.
“Jaroslav Silhavy feston ditëlindjen e tij sot. Trajnerit të ekipit kombëtar ne ia dëshirojmë çdo të mirë. Dhurata më e bukur që mund të marrë nga futbollistët është fitorja në ndeshjen ndaj Kosovës pas më pak se dy javësh”, ka shkruar Federata çeke.
Ndryshe, Republika e Çekisë është nikoqire e Kosovës në ‘Doosan Arena’, në Plzen, më 14 nëntor në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.
Momentalisht në grupin A, Çekia është në vendin e dytë me 12 pikë, një më shumë se Kosova e cila mban vendin e tretë. /Telegrafi/