Nga sot, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën epidemiologjike “të gjelbër” të Austrisë, e cila lehtëson udhëtimet për qytetarët e atyre këtyre vendeve dhe udhëtarët që vijnë nga rajoni në Austri.
Me dekretin që hyri në fuqi në mesnatë, qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë nga sot në Austri, përfshirë edhe si turistë.
Siç raportojnë mediat, deri më tani, vetëm Serbia dhe Maqedonia Veriore, si dhe Shqipëria, ishin në “listën e gjelbër”, kurse prej sot në këtë listë janë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, transmeto Telegrafi.
Lajmi për lehtësimin e kufizimeve për qytetarët e këtyre vendeve ishte dhënë nga ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.
Personat që udhëtojnë në drejtim të këtij shteti duhet ta plotësojnë një formular i quajtur “Pre-Travel-Clearance”, raporton Die Presse.
Udhëtarët që vijnë nga vendet në listën “e gjelbër” mund të hyjnë në Austri pa karantinë, nëse kanë një certifikatë vaksinimi, me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson – dhe organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH) – Sinofarm kinez dhe Sinovac. /Telegrafi/