Site icon Telegrafi

Kosova, në kërkim të kundërshtarit të fundit para pranimit

Në kalendarin e FIFA-s periudha prej 21 deri më 29 mars është e rezervuar për ndeshje të përfaqësueseve, zyrtare e miqësore.

Disa përfaqësuese gjatë kësaj periudhe e luajnë nga një ndeshje, disa nga dy, shkruan sot Koha Ditore.

Një miqësore shpreson ta luajë edhe Përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Por Kosova ende nuk ka kundërshtar dhe nuk ka termin të caktuar. E tëra që dihet është se ndeshja mund të luhet në territorin e Gjermanisë.

Federata e Futbollit e Kosovës është duke punuar për të aranzhuar një ndeshje, përkatësisht për të gjetur një kundërshtar, ndërsa përzgjedhësi Albert Bunjaki është duke përgatitur ndeshjen të cilën nuk e di se kundër kujt do ta luajnë të përzgjedhur e tij.

Në fakt, ndeshja e marsit mund të jetë e veçantë. Nëse çdo gjë ecën sipas parashikimeve të drejtuesve të FFK-së, ajo do të jetë e fundit para pranimit në FIFA e UEFA. Termini i ardhshëm i FIFA-s për ndeshje miqësore e zyrtare të përfaqësueseve është prej 30 majit deri më 7 qershor.

Në fund të majit, në FFK presin që Kosova të jetë anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s. 

Exit mobile version