Site icon Telegrafi

Kosova në kampionatin evropian të shotokanit

Ndonëse në këtë garë do të ketë numër të konsiderueshëm të garuesve të Kosovës, shumë të tjerë do të mbeten në shtëpi për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Karateja kosovare do të prezantohet me 10 garues, 6 seniorë e juniore që kanë mbështetjen e Departamentit të Sportit, e këta janë Orges Arifi, Fisnik Rama, Naim Maloku, Elhami Shabani, Alvin Karaqi dhe Herolind Nishevci, Adelina Rama, Diellza Dragusha, Fortesa Orana dhe Gresa Zhitija.

“Presim medalje të shumta, pasi që kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur”, tha Nishevci. Ndërkohë që udhëtojnë edhe 10 garues të tjerë, por me shpenzime vetjake apo me mbështetje të Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës dhe Podujevës, Blodin Pakashtica, Argjend Berjani, Fatjona Ahmeti, Krenar Ejupi, Leutrim Ejupi, Delvina Muçiqi, Fjolla Mavriqi, Durim Haziri, Elona Kolgeci dhe Çlirim Hebibllari. Në mesin e udhëtarëve përveç kryetarit të FKK-së, Fadil Arifi, do të udhëtojnë edhe përzgjedhësi Ylber Syla, gjyqtarët Safet Ramadani dhe Ymer Rama. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version