Në këtë aktivitetet të madh sportiv për të parën herë prezantohet edhe mundja kosovare me shtatë garues.
“Jemi optimistë se do të arrijmë rezultate të mira edhe pse më e rëndësishme se kjo është pjesëmarrja e Kosovës në këtë manifestim shumë të madh”, ka thënë kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja.
Ekspedita e Përfaqësueses sonë udhëton nesër për në Hungari. /Telegrafi/