Federata e Mundjes së Kosovës është në prag të finalizimit të përgatitjeve për pjesëmarrje në këtë kampionat evropian për të rinj. Kreu i Federatës, Naim Muja, bën të ditur se në këtë evropian përfaqësuesja e Kosovës do të prezantohet me katër garues si dhe shprehet optimist për të fituar së paku një medalje.
“Konkurrenca është shumë e fortë porse kemi potencial që të prezantohemi denjësisht në Poloni”, ka thënë Muja. Krahas përgatitjeve për arenën ndërkombëtare fokusi i punës i Federatës është përqendruar edhe në aktivitetet vendase në garat që do të organizohen në sistem lige”, ka potencuar kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja. /Telegrafi/