Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll kishte një test të rëndësishëm të premten mbrëma në Shkup, ku u takuan me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku pësoi humbje me rezultat 26:23.
Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi luajtën ndeshje miqësore para përballjeve me Britaninë e Madhe
Ndeshja ishte thuajse e barabartë, ndërsa dy selektorët e shfrytëzuan për të provuar skema të ndryshme taktike.
Qerimi në dispozicion ka pasur një grup të kufizuar lojtarësh, marrë për bazë që ende të gjithë lojtarët e Kosovës nuk janë në grumbullim.
Më efikasi ishte Kushtrim Ninaj me gjashtë gola. Nga tri i shënuan Arbios Mushkolaj, Jon Muqolli, Matej Thaqi e Dominik Palushi.
Nga një gol e shënuan Festim Mustafa, Rron Ramadani e Atdhe Basholli, ndërsa dy gola i kishte Armend Alaj.
Në përbërje ishin edhe Kastriot Jupa, Arti Luzha, Haris Berisha, Enis Kuleta, Liridon Zena e Jon Vokshi.
Kosova ka nisur me stërvitje të enjten, ndeshja tjetër kontrolluese me Emiratet e Bashkuara Arabe zhvillohet të shtunën mbrëma në Shkup. /Telegrafi/