Kosova në hendboll ka filluar të enjten mbrëma përgatitjet për dy ndeshjet e para eliminatore për “Euro 2022”.
Nën urdhrat e kryetrajnerit Javier Cabanas, në Prishtinë po ushtrojnë kryesisht lojtarët e klubeve të vendit.
Kosova do të kompletohet gjatë ditëve të ardhshme. Spanjolli Cabanas po ndihmohet nga Arben Muqolli e Veton Hajrizi.
Atmosfera në stërvitjen e parë është shumë e mirë kurse lojtarët janë të vetëdijshëm për peshën e ndeshjeve.
Në momentet e fundit mundësinë për grumbullim e ka gjetur Enis Kabashi që ditëve të ardhshme udhëton nga Gjermania.
Ndërkohë Endrit Abdullahu, Petrit Prekazi e Oltion Beshiri për shkak të obligimeve nuk grumbullohen me ekipin dhe nuk do të jenë në dispozicion për ndeshje.
Kosova të mërkurën luan ndaj Malit të Zi në Podgoricë. Më pas e presim Suedinë në Prishtinë. /Telegrafi/