Telegrafi

Kosova në grup me Maqedoninë dhe Rumaninë në parakualifikueset për Eurobasket 2021

Pas përfundimit të garave në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë do t’i vazhdoj garat në raundin e dytë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Kosova në këto gara është pjesë e Grupit B në të cilin bëjnë pjesë edhe Maqedonia dhe Rumania.

Ndeshjen e parë, Përfaqësuesja jonë do ta luaj më 13 shtator si nikoqire kundër Maqedonisë.

Më 29 nëntor është mysafire e Rumanisë, pastaj më 2 dhjetor gjithashtu do të luajë si mysafire, kësaj radhe ndaj Maqedonisë, si dhe me 24 shkurt 2019 e pret Rumaninë në shtëpi.

Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm.

Theksojmë se dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.

Ndryshe, Kosova garat kualifikuese për botërorin e vitit të ardhshëm i përfundoi garat pa asnjë fitore. /Telegrafi/