Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave do të luajë në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021.
‘Dardanet’ janë në një grup me Austrinë dhe Italinë. Shorti nuk vlerësohet i lehtë, por synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në fazën tjetër.
Dy vendet e para në grup dërgojnë në fazën tjetër.
Ndeshjet do të luhen prej 27 deri më 29 nëntor apo prej 4 deri më 6 dhjetor të këtij viti.
Ndeshjet e grupit tonë pritet të luhen në Austri, e që vashat shpresojnë të kualifikohen në fazën tjetër. /Telegrafi/