Vedat Muriqi ka marrë leje nga FIFA që të luajë kundër Finlandës.
Sulmuesi i Genclerbirligi do të mund të debutojë me Kosovën A, pasi më parë ka luajtur për grupmoshat e Shqipërisë.
Muriqi ka shkëlqyer në ligën e dytë me Giresunspor dhe kjo ra në sy të shumë skuadrave të njohura dhe për këtë ai nënshkroi me Genclerbirligi, shkruan Telegrafi.
Tashmë kanë mbetur vetëm edhe gjashtë lojtarë që nuk kanë të drejtë. /Telegrafi/